Emiratet e Bashkuara Arabe: Refuzojmë tarifat për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Refuzojmë tarifat për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përsëritur me vendosmëri refuzimin e tyre për çdo formë takse ose tarife për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kështu deklaroi nga Nju Jorku Përfaqësuesi i Përhershëm i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kombet e Bashkuara, Mohammed Abu Shehab, gjatë një takimi mbi projekt-rezolutën e Gjirit dhe SHBA-së në lidhje me kalimin detar. “Ne hedhim poshtë vendosjen e çdo tarife për kalimin në Ngushticën e Hormuzit. Këto rrugë ujore ndërkombëtare nuk duhet t’i nënshtrohen shantazhit”, tha Abu Shehab duke akuzuar Iranin për “vendosjen e minave dhe vendosjen e taksave” në zonë. Diplomati theksoi se “kërcënimet dhe sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit nuk kanë ndalur”, duke e quajtur projekt-rezolutën, e cila bën thirrje për heqjen e minave, jetësore për të siguruar...