Emiratet e Bashkuara Arabe: Nuk mund t’i besohet Iranit
Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar të premten se Teheranit zyrtar nuk mund t’i besohet për asnjë marrëveshje të njëanshme që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, duke treguar mungesë të thellë besimi mes palëve, ndërsa ka ngërç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës SHBA – Iran. Dy muaj pas fillimit të konfliktit, kjo rrugë detare shumë e rëndësishme vazhdon të jetë kryesisht e mbyllur për shkak të bllokadës iraniane, ndërsa marina amerikane po pengon eksportet e naftës iraniane. Kjo situatë ka ndikuar në rreth 20% të furnizimit global me naftë dhe gaz, duke rritur çmimet dhe shqetësimet për një ngadalësim ekonomik global, raporton Reuters. Një armëpushim është në fuqi që nga 8 prilli, por lajmet se presidenti amerikan Donald...
Burimi:
opinion.al