Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për frikën që ajo ka pasur në fillimet e karrierës së saj, e që lidhen me origjinën. Në një intervistë për “The 2Night Show”, sqaroi se pse nuk e zbuloi që në fillim për audiencën se ishte shqiptare. Eleni pranoi se është rritur me frikën se nuk do të kishte të njëjtat mundësi për shkak të origjinës. “Kur rritesh, kjo të bëhet një me ty dhe e ke si frikë. Thua ‘nëse them se jam nga Shqipëria, nuk mendoj se do më jepen të njëjtat mundësi të barabarta’.Ky është realiteti. Në realitet, nuk është faji im. Nëna më merrte, qante… më thoshte ‘fëmija im, çfarë të kanë bërë? Pse? Nuk ke bërë gjë…’.Arsenakos më merrte dhe...