Ebola/ Protestat kundër izolimit në Kenia, ushtria qëllon për vdekje dy qytetarë
Dy persona janë qëlluar për vdekje në qytetin qendror të Kenias, Nanyuki, mes protestave kundër planeve të SHBA-së për të ngritur një qendër izolimi për Ebolën në një bazë ushtarake aty pranë. Një nga viktimat u qëllua në një zonë afër Bazës Ajrore Laikipia, ku po zhvillohej një demonstratë. Ai ndërroi jetë pasi u dërgua në spitalin e qytetit nga miqtë e tij. Viktima tjetër ishte tashmë e vdekur kur u dërgua në spital nga ushtarët. Rrethanat e vdekjes së tyre nuk janë të qarta dhe zyrtarët nuk kanë komentuar mbi këtë çështje. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nuk ishte në dijeni të ndonjë vdekjeje. Të hënën, qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qytetit, duke bllokuar rrugët dhe duke...
Burimi:
opinion.al