E rëndë në Londër/ 27-vjeçari sulmon me thikë doktorin, dëshmitarët rrëfejnë horrorin: E godiste dhe qeshte

E rëndë në Londër/ 27-vjeçari sulmon me thikë doktorin, dëshmitarët rrëfejnë horrorin: E godiste dhe qeshte

Një mjek është plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë brenda repartit të urgjencës në spitalin Hillingdon, në perëndim të Londrës, në një incident tronditës që ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e stafit shëndetësor në Britani. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një 27-vjeçar dyshohet se sulmoi mjekun, rreth të 50-ave, me një thikë të madhe në korridorin e njësisë së urgjencës. Sipas dëshmitarëve, autori vazhdonte të buzëqeshte gjatë sulmit. Një person që ndodhej në vendngjarje deklaroi se pa të dyshuarin duke goditur mjekun ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme. “Ai po buzëqeshte ndërsa e godiste me thikë. Kur policia e arrestoi dhe e kaloi pranë meje, ai më buzëqeshi”, tha dëshmitari për mediat britanike. Fatmirësisht,...