E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës në ushqim, tenton disa herë ta vrasë
Një grua shqiptare 48-vjeçare akuzohet se ka tentuar të vrasë vjehrrën e saj duke i dhënë helm për minj në ushqim. Ngjarja ka ndodhur në Savona, Itali. Ndaj 48-vjeçares është vendosur masë sigurie nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për akuzën e tentativës për vrasje. Sipas autoriteteve, gruaja është urdhëruar të largohet nga banesa dhe i është ndaluar t’i afrohet vjehrrës, një 73-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ndaj saj është vendosur edhe mbikëqyrja me byzylyk elektronik. Hetimet nisën pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital. Analizat mjekësore zbuluan prani të substancave toksike në gjak, që lidhen me përdorimin e zgjatur të helmit për minj. Sipas hetuesve, nusja, e vetmja që kujdesej për të moshuarën, dyshohet se ia ka dhënë disa herë helmin...
Burimi:
vizionplus.tv