E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë
Greqia po përjeton një 1 Maj që të kujton dimrin pas pushtimit të të ftohtit që solli borë në male, shi në shumë zona dhe erëra të forta në Egje. Duke filluar nga nesër, moti i keq do t’ia lërë vendin një pamjeje krejtësisht të ndryshme, me temperaturat që do të rriten ndjeshëm dhe do të kalojë 27 gradë Celsius gjatë javës. Për shkak të reshjeve të borës në Parnitha, trafiku i automjeteve është pezulluar nga lartësia e teleferikut. Pamja është jashtëzakonisht dimërore dhe megjithëse kalendari shënon 3 maj, moti nuk i ngjan aspak pranverës. E njëjta skenë është edhe në Parnassos. Peizazhi është magjepsës, por nuk i ngjan aspak pranverës, pasi gjithçka është e mbuluar me borë, nga rruga deri te pemët, të cilat...
Burimi:
top-channel.tv