E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës në tregjet aziatike, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës në tregjet aziatike, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

Çmimet globale të naftës kanë rënë ndjeshëm të mërkurën në tregjet aziatike, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin po përparojnë. Nafta e papërpunuar Brent ra me 5% në 99.29 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi rënie prej mbi 5.5%, duke zbritur në 88.41 dollarë për fuçi. Rënia e çmimeve erdhi mes shpresave të investitorëve për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me energji. Trump tha se bisedimet po zhvillohen “tani” dhe se pala iraniane dëshiron të arrijë një marrëveshje, megjithëse këto pretendime janë kundërshtuar nga zyrtarët në Teheran, të cilët i kanë quajtur raportimet për negociata “lajme të rreme”. Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar....