“E kishte fiksim”, dënohet me vdekje TikTok-eri që vrau 17 vjeçaren
Është dënuar me vdekje Umar Hayat, personi që akuzohet për vrasjen e influencueses së TikTok, Sana Yousaf. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 17-vjeçares në qershor të vitit 2025. Hayat, po ashtu TikTok-er dhe djali i një ish-zyrtari qeveritar, u arrestua shumë shpejt pas krimit makabër që e kreu në shtëpinë e së resë. Fillimisht e pranoi atë që kishte bërë, më pas e mohoi në gjykatë, duke thënë se ishte i pafajshëm dhe se ishte përfshirë padrejtësisht në çështje. Vendimi u shpall nga gjyqtari Muhammad Afzal Majoka, i cili e dënoi me vdekje për “vrasje me paramendim”, megjithatë vendimi duhet të konfirmohet nga Gjykata e Lartë e Islamabadit. Përveç dënimit kapital, gjykata urdhëroi që i dënuari të paguajë 2.5 milion rupi kompensim për...
Burimi:
javanews.al