“E ftuam në shtëpi, por qëndroi me ne për 45 vite”/ Një trokitje në derë që ndryshoi gjithçka, historia prekëse e çiftit britanik me një të pastrehë

“E ftuam në shtëpi, por qëndroi me ne për 45 vite”/ Një trokitje në derë që ndryshoi gjithçka, historia prekëse e çiftit britanik me një të pastrehë

Krishtlindjet shpesh konsiderohen si një kohë dashamirësie dhe solidariteti, por për Rob dhe Dianne Parsons, një akt i thjeshtë human 50 vite më parë ndryshoi përgjithmonë jetën e tyre. Më 23 dhjetor 1975, ndërsa po përgatiteshin për festat e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre në Cardiff, çifti dëgjoi një trokitje në derë. Para tyre qëndronte një burrë me një qese mbeturinash ku mbante sendet personale dhe një pulë të ngrirë në dorë. Ai ishte Ronnie Lockwood, një burrë autik, të cilin Rob e njihte vagëllimthi nga koha kur e shihte në shkollën e së dielës, shkruan BBC. “E pyeta pse kishte një pulë. Ai tha se dikush ia kishte dhuruar për Krishtlindje. Pastaj thashë dy fjalë që ndryshuan jetën tonë: ‘Hyr brenda’”, kujton Rob. Në...