E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me 12 vite burg gazetarja ruse

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me 12 vite burg gazetarja ruse

Gazetarja ruse, Daria Shipachieva, është dënuar me 12 vjet burg nga një gjykatë në Moskë, me akuzat për tradhti qeveritare, raportoi agjencia e lajmeve Interfax. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe asnjë detaj i çështjes nuk u publikua zyrtarisht. Agjencia Interfax, duke cituar media të tjera, raportoi se akuzat lidhen me një transferim të dyshuar parash në Ukrainë. Sipachyova u deklarua fajtore dhe u dënua me dënimin minimal për veprën penale. Në një video të shkurtër të publikuar nga media e pavarur Mediazona nga brenda sallës së gjyqit, ajo u shfaq e tronditur ndërsa u shpall vendimi. Sipas faqes së internetit Mediazona, tema e gazetares ishte çështje shkencore dhe mjekësore dhe ajo punonte për disa grupe të mëdha shtypi ruse. Rusia ka shtrënguar...