Dyshohet se bashkëpunoi abuzimin e të miturave! Ghislaine Maxwell do të heshtë para Kongresit për dosjen Epstein, ja arsyeja
Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vjetësh për trafikim seksual, do të heshtë gjatë seancës dëgjimore të Kongresit Amerikan mbi aktivitetet e Jeffrey Epstein. Ajo do të shfaqet të hënën përmes një lidhjeje video nga burgu dhe do të përdorë mbrojtjen e Amendamentit të Pestë, që garanton të drejtën kundër vetë-inkriminimit. Sipas vëllait të saj, Ian Maxwell, Ghislaine kishte kërkuar në dhjetor një kompjuter nga gjykata për të mundësuar qasjen në dosjet e Epstein, por nuk kishte marrë ende përgjigje. Për këtë arsye, ajo ka parë vetëm një pjesë të vogël nga miliona faqe të publikuara dhe nuk mund të dijë se çfarë pyetjesh mund të lindin gjatë dëgjimit. Ian Maxwell shtoi se për këtë arsye, heshtja është e nevojshme për...
Burimi:
syri.net