Dy vajza të plagosura rëndë në një sulm të dyshuar në një shkollë gjermane
Dy vajza janë plagosur rëndë në një sulm të dyshuar në një shkollë në Gjermaninë jugore, tha policia të mërkurën. Autori i dyshuar, një djalë 16-vjeçar, është ndaluar pas incidentit në Schongau, në jugperëndim të Mynihut. Dy vajzat u transportuan në spital, por nuk janë në gjendje kërcënuese për jetën. Nuk ishte e qartë nëse të tjerë janë plagosur. Viktimat besohet të jenë nxënës të shkollës Welfen Gymnasium, ku ndodhi incidenti. Thuhet se autori i krimit ka vepruar i vetëm. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, tha se ka dyshime se ai ishte një ish-nxënës në shkollë, por autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar këtë. Policia tha se autori i dyshuar përdori një thikë si armë dhe se mbante edhe një armë zjarri. Hermman...
Burimi:
syri.net