Dy të plagosur nga sulmi rus në bllokun e apartamenteve në Rumani, zëdhënësi i NATO-s: Dënoj pakujdesinë e Rusisë
Një zëdhënës i NATO-s ka dënuar “pakujdesinë e Rusisë” dhe deklaroi se aleanca do të forcojë mbrojtjen ndaj kërcënimeve ajrore, përfshirë sulmet me dronë. Një dron rus, i përdorur në sulmet gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë apartamentesh në lindje të Rumanisë, duke plagosur dy persona dhe shkaktuar zjarr. Ngjarja ndodhi në qytetin Galati, pranë lumit Danub dhe afër kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, në një kohë kur sulmet ruse ndaj infrastrukturës dhe qyteteve ukrainase janë intensifikuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u identifikua nga radarët pasi hyri në hapësirën ajrore rumune dhe më pas u përplas në çatinë e një pallati në qytetin Galati. Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, ndërsa dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën trajtim...
Burimi:
top-channel.tv