Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Pak javë më parë, në një operacion të mirëorganizuar, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kapi Presidentin në detyrë të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, në rezidencën e tyre në Karakas. Operacioni i guximshëm amerikan, i cili përfundoi me kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, kaloi përmes një shkëmbimi zjarri me forcat vendase, në të cilin helikopterët amerikanë u ekspozuan ndaj një niveli të lartë rreziku, ndërsa zbrisnin në kompleksin e fortifikuar në Karakas ku qëndronte Presidenti venezuelian. CNN ka rindërtuar skenën e misionit të 3 janarit, duke analizuar më shumë se 50 video dhe imazhe të filmuara nga dëshmitarë okularë dhe duke studiuar rrugët e fluturimit të helikopterëve amerikanë për realizimin e misionit. Po ashtu CNN raporton se ngjarjet u...