Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim të paguara çdo muaj për gratë me sëmundje gjinekologjike të diagnostikuara që shkaktojnë menstruacione të dhimbshme. Mali i zi bëhet kështu i vetmi vend në Ballkan që miraton ndryshime ligjore të kësaj natyre, në një përpjekje për të harmonizuar shëndetin e grave me punën. Ndërhyrjet u bënë në Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Kjo e drejtë vlen për gratë që kanë cikle menstruale të dhimbshme të shkaktuara nga diagnoza siç janë endometrioza, fibroidet, polipet dhe sëmundje të tjera gjinekologjike. Iniciativa për ndryshime në ligj u paraqit në mars të këtij viti, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nga deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviç. Projektligji më parë u mbështet unanimisht në mbledhjet e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komisionit Legjislativ....