Dy ‘botët’ e Iranit, lavdërime publike dhe frikë e fshehtë pas emërimit të Mojtabës si Ayatollahu i ri

Dy ‘botët’ e Iranit, lavdërime publike dhe frikë e fshehtë pas emërimit të Mojtabës si Ayatollahu i ri

Në mesditë të së hënës, ndërsa sulme ajrore godisnin disa pjesë të kryeqytetit iranian, mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Enghelab të Teheranit për të shprehur mbështetjen ndaj liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei. Protestuesit mbajnë pankarta me fytyrën e babait të tij të vrarë, Ayatollah Ali Khamenei, dhe portretin e Mojtabas, duke e shfaqur atë si pasardhës të tij. Pamjet nga mediat shtetërore treguan gjithashtu tubime të ngjashme në qytete të tjera, ku njerëzit brohorisnin sloganet “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, ndërsa forcat e sigurisë qëndronin pranë, shkruan Guardian. Ky entuziazëm e ndryshon dukshëm atmosferën nga ajo e vetëm nëntë ditë më parë, kur shumë iranianë dolën në rrugë për të festuar vrasjen e Ali Khameneit në një sulm të përbashkët SHBA-Izrael....