Dy aksidente hekurudhore në Barcelonë, të paktën 15 të plagosur nga shembja e murit
Një tren pasagjerësh doli nga shinat të martën vonë pranë Barcelonës, duke plagosur të paktën 15 persona, thanë autoritetet spanjolle. Katër persona u plagosën rëndë, përfshirë shoferin, raportoi televizioni shtetëror. Aksidenti i atribuohet shembjes së një muri mbajtës në linjën hekurudhore. Njoftimi i parë për përplasjen u bë në 112 në orën 21:02, raporton el Pais. Sipas supozimeve fillestare, treni në linjën R4, i cili po udhëtonte midis Manresës dhe Sant Vicenç de Calders, u përplas ballë për ballë me një mur mbajtës që, siç duket, ishte shembur mbi shina. Funksionimi i linjës R4 është pezulluar. Hipotezat e para për shkakun e aksidentit, sipas burimeve zyrtare, tregojnë për shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Katalonjën ditët e fundit. Ndërkohë, një aksident i dytë ndodhi në...
Burimi:
top-channel.tv