DW: Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

DW: Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Giorgia Meloni ROMË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj. Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: "Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një "mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”. Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë "punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje. Synimi kufizimi...