“Duam bukë, paqe dhe liri”/ Protestë për 1 majin në Francë, aktivistët mbushin rrugët, kërkojnë paga më të larta

“Duam bukë, paqe dhe liri”/ Protestë për 1 majin në Francë, aktivistët mbushin rrugët, kërkojnë paga më të larta

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, aktivistë nga e gjithë bota mbushin rrugët me kërkesat për paga më të larta, kushte pune më të mira dhe më shumë të drejta për punëtorët. Në Francë, sindikatat thirrën tubime nën moton ‘bukë, paqe dhe liri’, duke lidhur shqetësimet e përditshme të punëtorëve me konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. “Sivjet e gjithë kjo ka një rëndësi të veçantë, së pari për shkak të kontekstit. Me këtë situatë shumë të komplikuar në lidhje me rritjen e çmimeve, duke nisur nga karburanti, dhe me njoftimet edhe këtë javë për fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të mëdha, padyshim pakënaqësia shtohet. Kërkesat që lidhen me fuqinë blerëse, rritjet e pagave dhe ngrirjen e çmimeve janë në qendër të protestave të...