Droni rus goditi territorin rumun, NATO: Veprim i papërgjegjshëm
Një dron rus goditi një pallat banimi në qytetin lindor të Galatit në Rumani, pranë kufirit me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shkaktuar zjarr dhe plagosjen e dy personave. Incidenti ka nxitur reagime të forta nga NATO dhe Bashkimi Europian. Sipas autoriteteve rumune, droni shpërtheu plotësisht pasi goditi katin e 10-të të ndërtesës. Dy persona morën trajtim mjekësor, ndërsa rreth 70 banorë u evakuuan derisa zjarrfikësit vunë situatën nën kontroll. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi ngjarjen si “incidentin më serioz që ka prekur territorin rumun që nga nisja e luftës së Rusisë kundër Ukrainës” dhe thirri mbledhje urgjente të Këshillit Suprem të Mbrojtjes. Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se dy avionë luftarakë F-16 u ngritën menjëherë pasi droni u identifikua në hapësirën...
Burimi:
vizionplus.tv