Droni godet aeroportin e Kuvajtit! Irani u kërkon qytetarëve të largohen nga Teherani
Autoriteti Publik i Aviacionit Civil të Kuvajtit njofton se një dron ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar disa të lënduar dhe dëme të kufizuara në një prej terminaleve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Kuvajtit, KUNA. Zëdhënësi Abdullah Al-Rajhi tha për agjencinë KUNA se autoritetet zbatuan menjëherë procedurat emergjente, duke menaxhuar incidentin dhe siguruar vendin. Ai theksoi se situata ishte nën kontroll dhe se siguria e pasagjerëve dhe punonjësve ishte prioritet kryesor, raporton KUNA. Autoritetet nuk kanë identifikuar burimin e sulmit, por Irani ka goditur objektiva në të gjithë rajonin si përgjigje ndaj sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit më herët gjatë ditës, informon BBC. Ndërkohë autoritetet në Iran kanë dërguar mesazhe SMS banorëve duke i kërkuar të largohen nga Teherani. Sipas mediave,...
Burimi:
syri.net