Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një terminal nafte në Portin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe një zjarr të madh që ka përfshirë pjesë të infrastrukturës energjetike të zonës. Sipas raportimeve fillestare, sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka ndërprerë përkohësisht aktivitetin në një nga pikat strategjike të furnizimit me naftë në rajon. Ky incident vjen në një seri sulmesh të përsëritura ndaj infrastrukturës energjetike ruse, veçanërisht rafinerive të naftës dhe depove të karburanteve, të cilat janë bërë objektiva të rregullta të dronëve ukrainas gjatë muajve të fundit. Autoritetet në Rusi kanë raportuar më herët dëmtime në disa objekte të ngjashme, duke përfshirë rafineri në jug dhe perëndim të vendit, çka ka ndikuar në uljen e kapaciteteve të përpunimit...