Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Drogoi, përdhunoi dhe filmoi gruan e tij për vite me radhë, dënohet me 8 vite burg 61-vjeçari në Gjermani
Një drejtor shkolle 61-vjeçar në Gjermani është shpallur fajtor për drogimin, përdhunimin dhe videoregjistrimin e gruas së tij, në një rast të ngjashëm me atë të Dominique Pélicot në Francë. Konkretisht, sipas CNN, Fernando P. u shpall fajtor për drogimin dhe përdhunimin e përsëritur të gruas së tij në shtëpinë e tyre, regjistrimin e incidenteve në video dhe ndarjen e tyre në internet, pa dijeninë e viktimës. Ai u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg pas një gjyqi në një gjykatë në Aachen, Gjermaninë perëndimore. Gjykata tha se burri shkeli “sferën më intime të privatësisë dhe të drejtave personale me regjistrime audio në 34 raste, duke përfshirë në 4 raste në kombinim me përdhunim dhe dëmtim të rëndë trupor”. Ai u dënua gjithashtu...