Drejtuesja shqiptare në JPMorgan akuzohet se ka abuzuar seksualisht me punonjësin e saj

Drejtuesja shqiptare në JPMorgan akuzohet se ka abuzuar seksualisht me punonjësin e saj

Një shqiptare e cila mban postin si drejtuese ekzekutive në JPMorgan akuzohet se ka përdorur pozicionin e saj për të ngacmuar seksualisht, kërcënuar një bankier të ri, duke e droguar, nënshtruar ndaj abuzimeve raciste dhe duke e kërcënuar me karrierën nëse refuzonte atë. 37-vjeçarja Lorna Hajdini, drejtoreshë ekzekutive në divizionin e Leveraged Finance të JPMorgan Chase, akuzohet se e ka detyruar një bankier të martuar të kryejë akte seksuale “jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj të tërë, pavarësisht lutjeve të tij që të ndalonte. Paditësi (që po vazhdon qëndron anonim si John Doe) pretendon se Hajdini e ka pranuar se e ka droguar me “roofies” (Rohypnol) në disa raste. Në një rast, ajo e ka fyer ndërsa ai qante, teksa kryente një akt seksual mbi...