Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse
Këmba e një gruaje me mbishkrimin e një citati nga “Lolita” e Vladimir Nabokov. Mesazhe të shkëmbyera për të organizuar “furnizimet” me vajza. Foto të Bill Gates, Woody Allen, ish-kryeministit izraelit Ehud Barak me Jeffrey Epstein. Vetëm pak orë para afatit të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dosjet Epstein, financierit pedofil që vdiq në vitin 2019 në burg, maska e privilegjit dhe pandëshkueshmërisë po thërrmohet sërish nga pak. 95 foto dhe dokumente të reja nga arkiva Epstein hedhin dritë mbi skandalin më të madh seksual në histori, shkruan Corriere della Sera. Dosjet u publikuan nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës. Nga ana tjetër, bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell, ka apeluan vendimin për dënimin e saj me 22 vite burg. Apeli, edhe pse pa sukses, mund...