Dorëheqje e papritur në SHBA: Presidenti i Universitetit Shtetëror të Ohajos largohet pas raportimeve për marrëdhënie të papërshtatshme
Dorëheqja e papritur e presidentit të Ohio State University, Ted Carter, ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi dyshohet se lidhet me një marrëdhënie të ngushtë me një prezantuese podkasti me origjinë greke. Carter, 66 vjeç, njoftoi largimin e tij nga drejtimi i universitetit pasi pranoi para bordit të administratorëve se i kishte dhënë “qasje të papërshtatshme në administratën e universitetit” një gruaje që po kërkonte ndihmë për biznesin e saj personal. Në deklaratën e tij ai e cilësoi këtë si një gabim dhe la të kuptohej se bashkëshortja e tij, me të cilën është i martuar prej gati 45 vitesh, vazhdon ta mbështesë. Sipas raportimeve të NBC4, rasti mund të lidhet me Chrysanthi Vlachos, prezantuese e “Callout Podcast”, një...
Burimi:
top-channel.tv