Donald Trump: Vendimi për përfundimin e luftës me Iranin do të merret së bashku me Netanyahun

Donald Trump: Vendimi për përfundimin e luftës me Iranin do të merret së bashku me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendimi për kohën se kur do të përfundojë lufta me Iranin do të merret në mënyrë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.   Në një intervistë të shkurtër telefonike për The Times of Israel, Trump theksoi se vendimi nuk do të jetë vetëm i tij, por rezultat i konsultimeve me udhëheqjen izraelite. “Mendoj se është një vendim i përbashkët… deri diku. Kemi qenë duke biseduar. Unë do ta marr vendimin në momentin e duhur, por gjithçka do të merret në konsideratë,” u shpreh presidenti amerikan. Trump gjithashtu pretendoi se Republika Islamike do të kishte shkatërruar Izraelin nëse ai dhe Netanyahu nuk do të kishin vepruar. “Irani do të shkatërronte Izraelin dhe gjithçka përreth tij. Ne kemi punuar...