Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria
donald trump pezullon lotarine amerikane SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të programit të lotarisë së “Green Card”, të njohur ndryshe dhe si Lotaria Amerikane. Kjo për shkak se autoritetet konfirmuan se autori i dyshuar i sulmeve vdekjeprurëse në Broën University dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT) kishte hyrë dhe marrë rezidencë të përhershme në SHBA përmes këtij programi. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se pezullimi është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Trump. “Ky individ i tmerrshëm nuk duhej të ishte lejuar kurrë të hynte në vendin tonë”, deklaroi Noem, duke iu referuar të dyshuarit, shtetasit portugez Claudio Neves Valente. Neves Valente, 48...