Donald Trump: Irani më kërkoi 1 javë pauzë të sulmeve ndaj objekteve energjetike, unë i dhashë 10 ditë

Donald Trump: Irani më kërkoi 1 javë pauzë të sulmeve ndaj objekteve energjetike, unë i dhashë 10 ditë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar një pauzë 7-ditore për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike, teksa ai ka vendosur ta zgjasë këtë periudhë në dhjetë ditë. Për “Fox News” Trump u shpreh se kërkesa ka ardhur përmes kanaleve diplomatike dhe, sipas tij, pala iraniane ka qenë “shumë mirënjohëse” për këtë vendim. Ai ka shtuar se bisedimet mes dy vendeve po zhvillohen dhe, sipas vlerësimit të tij, po shkojnë “relativisht mirë”. “Ata kërkuan shtatë ditë, unë ju thashë se do t’ju japë 10 sepse ata më dhanë anije. E dini, folëm për tetë anijet, për ‘dhuratën’ për të cilën fola ditën tjetër”, ka thënë Trump.