Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar
Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”, raporton "Avaz". Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”. Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiçin në Beograd. “E informova presidentin Vuçiç se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar për shkak të mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik. Gjykata Kushtetuese...
Burimi:
syri.net