“Do të ishte një katastrofë e madhe”, ministri i Jashtëm iranian: Po përgatitemi për një sulm tokësor nga SHBA, por do të ketë pasoja të rënda për Uashingtonin
Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij është i përgatitur të përballet me një sulm të mundshëm tokësor nga SHBA. Në një intervistë për NBC News, ai theksoi se Irani është i bindur se mund t’u kundërvihet forcave amerikane dhe paralajmëroi se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda për Uashingtonin. “Ne jemi të bindur se mund t’i kundërshtojmë dhe kjo do të ishte një katastrofë e madhe për ta”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ne po i presim ata”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv