“Do të garantoj paqen në vend”/ E betuar si presidente e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez: Maduro dhe Cilia Flores janë heronj
Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës pas arrestimit të Maduros. Ajo u betua nga vëllai i saj, Jorge Rodríguez, i cili mban postin e presidentit të Asamblesë Kombëtare të vendit. Gjatë ceremonisë, Rodríguez deklaroi se erdhi për të bërë betimin e detyrës “me dhimbje për shkak të vuajtjeve që i janë shkaktuar popullit venezuelian pas një agresioni ushtarak të paligjshëm kundër atdheut të tyre”. Ajo iu referua Nicolás Maduros dhe gruas së tij si “dy heronj” dhe u zotua të garantonte paqen në vend, si edhe “qetësinë shpirtërore të popullit, stabilitetin ekonomik dhe qetësinë sociale”. 56-vjeçarja është një aleate e ngushtë e Maduros dhe ka shërbyer si nënkryetare e Venezuelës që nga viti 2018. Ajo ka mbajtur gjithashtu poste të...
Burimi:
top-channel.tv