“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri ambasade në Jerusalem. Gjatë mandatit të parë si president, Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në dhjetor 2017 dhe urdhëroi zhvendosjen e misionit diplomatik amerikan nga Tel Avivi. Ambasadori amerikan Mike Huckabee, gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, tha se Uashingtoni “e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e përjetshëm, autokton dhe të përhershëm të popullit hebre”. “Ne do të ngremë flamurin tonë, flamurin amerikan, mbi tokën e Jerusalemit për një ambasadë të re dhe të përhershme që do të shërbejë si qendra kryesore e aktiviteteve tona diplomatike këtu në Izrael”, shtoi ai. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo nënvizon “aleancën...