Dita e pestë e gjyqit në Hagë, sot mbrojtja e Selimit dhe e Krasniqit
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi HAGË- Në Hagë do të zhvillohet sot dita e pestë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë së premtes do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të enjten, ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Avokati i Veselit, Rodney Dixon insistoi se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime, por theksoi se “kemi ngelur në duart e thashethemeve”. Në ditën e tretë, ishte radha e mbrotjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi. Avokati i tij, Luka Mishetiç e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku...
Burimi:
zeri.ai