“Diplomatin italian apo francez?”/ Përplasje për Bosnjën, SHBA dhe Europa ndahen për emërimin e Përfaqësuesit të Lartë

“Diplomatin italian apo francez?”/ Përplasje për Bosnjën, SHBA dhe Europa ndahen për emërimin e Përfaqësuesit të Lartë

Një krisje mes SHBA-së dhe vendeve europiane për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës është shfaqur në vazhdën e mosmarrëveshjeve lidhur me emërimin e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara mbështetën diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa shumica e vendeve europiane përkrahën diplomatin francez René Troccaz. Pas dështimit në gjetjen e një konsensusi, Ambasada Amerikane në Sarajevë paralajmëroi se SHBA mund të “rishqyrtojë” rolin e saj në praninë ndërkombëtare në Bosnjë. Administrata Trump gjithashtu kërkoi kufizimin e kompetencave të Përfaqësuesit të Lartë, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Daytonit. Sipas The Guardian, paskësaj, disa zyrtarë europianë shprehën dyshime për motivet e Uashingtonit, teksa një sërë analistësh vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara gabimisht supozuan se europianët do të mbështesnin automatikisht kandidatin e saj. Ata gjithashtu ngrenë...