Detaje të reja nga zjarri me 40 viktima në Crans-Montana/ Menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasafortën e parave në dorë, nisin hetimet ndaj saj

Detaje të reja nga zjarri me 40 viktima në Crans-Montana/ Menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasafortën e parave në dorë, nisin hetimet ndaj saj

Menaxherja e barit të resortit zviceran ku 40 persona humbën jetën nga një zjarr shkatërrues dyshohet se është parë duke u larguar me një arkë plot me para në dorë, ndërsa zjarri përfshiu të gjithë ndërtesën. Jessica Moretti, 40 vjeçe, akuzohet se ka braktisur klientët dhe është larguar me të ardhurat e mbrëmjes, ndërsa flakët vdekjeprurëse përfshinë lokalin Le Constellation në qytetin e skive Crans-Montana. Ajo është bashkëpronare e barit së bashku me bashkëshortin e saj, Jacques Moretti, 49 vjeç. Autoritetet zvicerane kanë nisur ndaj tyre një hetim penal formal. Çifti përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, plagosje nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Media evropiane raportojnë se ndaj Morettit mund të ngrihen edhe akuza shtesë, përfshirë “mosdhënie ndihme personave në rrezik”. Sipas raportimeve,...