Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Rrjeti i trafikut seksual të financierit amerikan Jeffrey Epstein dyshohet se shtrihej deri në brigjet jugore të Afrikës, duke përfshirë edhe qytetin e Cape Town, sipas dëshmisë së një gruaje që pretendon se u rekrutua prej tij në fillim të viteve 2000. Juliette Bryant, sot 43 vjeç, deklaron se ishte vetëm 20 vjeçe, studente e vitit të parë dhe modele aspirante, kur u njoh me Epstein në vitin 2002. Ajo thotë se nuk i kishte treguar askujt për përvojën e saj deri pas vdekjes së tij në vitin 2019. “Ishte sikur isha e lidhur me pranga të padukshme,”– shprehet Bryant, duke përshkruar atë që e cilëson si varësi psikologjike dhe frikë të vazhdueshme. Sipas saj, familja e saj po përballej me vështirësi financiare dhe oferta...