Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj shkrimtares, E Jean Carroll, e cila akuzoi presidentin, Donald Trump, për sulm seksual, raportoi CBS News. Sipas burimeve të CBS News, hetimi po shqyrton nëse Carroll ka kryer dëshmi të rreme në lidhje me çështjet civile që ajo ngriti kundër Trumpit. Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. Carroll, një ish-kolumniste reviste, e akuzoi Trumpin për sulm seksual dhe shpifje, duke e paditur atë në dy raste. Të dy vendimet u mbështetën në apel, por Trumpi që atëherë i ka kërkuar Gjykatës Supreme të rrëzojë të parin prej tyre. Ai i ka mohuar akuzat. Në vitin 2023, një juri e shpalli Trumpin...