Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Delcy Rodríguez merr drejtimin në Venezuelë, ja kush është zv/presidentja që tani drejton vendin
Pas arrestimit së presidentit venezuelian Nicolás Maduro gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara, drejtimi i Venezuelës ka kaluar në duart e zv/presidentes ekzekutive Delcy Rodríguez, sipas parashikimeve të Kushtetutës së vendit. 233 dhe 234 të Kushtetutës venezueliane përcaktojnë se, në rast mungese të përkohshme apo absolute të presidentit, detyrat e tij i kalojnë zv/presidentit. Në këtë kuadër, Delcy Rodríguez mori zyrtarisht drejtimin e vendit pas arrestimit të Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Vetëm pak orë pas ngjarjes, Rodríguez kryesoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, e rrethuar nga ministra dhe zyrtarë të lartë, ku kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të çiftit Maduro dhe dënoi ashpër operacionin amerikan, duke e cilësuar shkelje flagrante të sovranitetit dhe së drejtës ndërkombëtare. “Çfarë i është bërë...