Deklaratat për shqiptarët, Paunoviç: I kërkoj falje vetëm Vuçiçit! Non-grata nga Kosova? Kam tre vite që s’më lejojnë të shkoj
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Megjithatë, ajo nuk u kërkoi falje shqiptarëve të Kosovës, por vetëm presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Informer TV, Paunoviç tha se deklarata e saj ishte keqinterpretuar dhe u nxor jashtë kontekstit. “I kërkoj falje presidentit Vuçiç, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Macut, për faktin se ata janë akuzuar pa asnjë faj”, u shpreh ajo. Sipas ministres serbe, nga intervista njëorëshe janë shkëputur vetëm shtatë sekonda, duke krijuar një perceptim të gabuar mbi qëndrimin e saj. “Çfarë kam thënë ishte historia ime, jo një...
Burimi:
javanews.al