Deklarata për Papa Leonin, zëvendëskryeministri italian ‘shpërthen’ ndaj Donald Trump: Sulmet ndaj Atit të Shenjtë, të papranueshme
Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, ka reaguar pas sulmit të ri të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Papës Leonit XIV. Presidenti amerikan deklaroi më herët: “Mendoj se ai po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz. Ai është plotësisht dakord që Irani të ketë një armë bërthamore.” Tajani theksoi: “Sulmet kundër Atit të Shenjtë, kreut dhe udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike, nuk janë as të pranueshme dhe as të dobishme për kauzën e paqes. Unë përsëris mbështetjen time për çdo veprim dhe fjalë të Papa Leonit; dëshmitë e tij janë në favor të dialogut, vlerës së jetës njerëzore dhe lirisë. Ky është një vizion që ndan edhe qeveria jonë, e angazhuar përmes diplomacisë për të siguruar stabilitet dhe paqe në të...
Burimi:
top-channel.tv