Deklarata e Izraelit për vrasjen e palestinezëve/ Merz: E papranueshme
Qeveria gjermane ka dënuar ashpër deklaratat e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, lidhur me thirrjet për vrasje të synuara të palestinezëve në Rripin e Gazës. Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille, deklaroi të mërkurën në Berlin se deklaratat e Ben-Gvir janë të papranueshme dhe bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Reagimi i Berlinit vjen pas deklaratave të ministrit izraelit, i cili disa ditë më parë tha se në Gaza kishte persona që, sipas tij, “nuk meritonin të jetonin” dhe bëri thirrje për eliminime të synuara të dhjetëra personave çdo natë. Ben-Gvir shtoi se kjo nuk duhej të kufizohej vetëm te personat që përbënin një kërcënim të menjëhershëm.Çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj Ben-Gvir është diskutuar prej kohësh në nivelin e Bashkimit Evropian. Masat...
Burimi:
ntv.al