Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!
Europa duhet t’ia bëjë të qartë presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se “mjaft është mjaft”, kështu tha kryeministri belg Bart De Wever në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet këtë të martë në Davos. “Sa më shumë tolerancë tregoni ndaj tij, aq më i guximshëm bëhet,” tha De Wever, citon AA. Kryeministri belg tha se rikthimi i konkurrueshmërisë së Europës duhet të jetë prioritet absolut, por theksoi se retorika e fundit e Trump-it për Groenlandën dhe kërcënimet me tarifa paraqesin një sfidë shtesë për BE-në. Ai pritet të takohet me Trump të mërkurën, së bashku me mbretin Philippe të Belgjikës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, megjithëse shprehu dyshime nëse takimi do të zhvillohet. “Vetëm nëse ai takim ndodh, me Trump-in kurrë nuk i dihet,” tha ai. Të hënën, Trump kërcënoi të vendosë tarifa 200% mbi verën dhe shampanjën franceze pasi presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi të bashkohej me Bordin e...
Burimi:
javanews.al