David Beckham: Fëmijët bëjnë gabime, është pjesë e rritjes

David Beckham: Fëmijët bëjnë gabime, është pjesë e rritjes

Ish-futbollisti britanik David Beckham ka bërë komentin e tij të parë pasi djali i tij i madh Brooklyn (26) bëri akuza të ashpra kundër tij dhe gruas së tij Victoria, duke thënë se fëmijët "bëjnë gabime" në rrjetet sociale dhe se kjo është pjesë e rritjes. Duke folur për rrjetin televiziv amerikan CNBC, Beckham tha se ka folur shpesh për ndikimin e mediave sociale, "për arsye të mira dhe të këqija", duke theksuar se ato mund të jenë të rrezikshme, veçanërisht për të rinjtë. "Ajo që fëmijët mund të shohin dhe të kenë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por nga përvoja personale, veçanërisht me fëmijët e mi, është e rëndësishme të përdoren mediat sociale për arsyet e duhura", tha Beckham.Ai deklaroi se e...