Dashuria, truri dhe algoritmet/ Çfarë po ndryshon në marrëdhëniet moderne, i afron apo largon njerëzit komunikimi seksual përmes mesazheve
Dashuria mbetet një nga përvojat më intensive dhe transformuese të jetës njerëzore, një përvojë ekzistenciale që na “çorganizon”, na motivon dhe njëkohësisht na lë të ekspozuar. Megjithatë, në epokën dixhitale, mënyra se si biem në dashuri dhe ndërveprojmë me partnerët po ndryshon ndjeshëm, pa ndryshuar biologjinë e saj. Psikologia dhe seksologia klinike Ioanna Tsapali shpjegon se truri ynë ende aktivizohet nga dopamina, neurotransmetuesi i lidhur me parashikimin dhe motivimin, dhe nga hormonat e lidhjes, si oksitocina dhe vazopresina, të cilat forcojnë lidhjen emocionale dhe ndjenjën e sigurisë. Por mënyra se si ne përjetojmë dashurinë ka ndryshuar: nga takimi gradual dhe prania fizike, tek komunikimi përmes ekraneve dhe aplikacioneve të takimeve. Aplikacionet e takimeve mund të aktivizojnë të njëjtin mekanizëm neurobiologjik që na bën të biem...
Burimi:
top-channel.tv