DASH: Izraeli dhe Libani janë pajtuar për zgjatjen e armëpushimit
Departamenti amerikan i Shtetit tha më 15 maj se Izraeli dhe Libani janë pajtuar të zgjasin armëpushimin për 45 ditë për të “mundësuar përparim të mëtejshëm”, teksa paralajmëroi bisedime pasuese të ndërmjetësuara nga Shtet e Bashkuara më vonë gjatë këtij muaji dhe në qershor. “Shpresojmë që këto diskutime të avancojnë paqen e qëndrueshme mes dy vendeve, njohjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, si dhe vendosjen e sigurisë së mirëfilltë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët”, shkroi në X zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott. DASH-i njoftoi se ka ndërmjetësuar bisedimet më 14 dhe 15 maj mes palëve, duke i përshkruar ato si konstruktive. Izraeli ka kryer sulme kundër militantëve të Hezbollahut në Liban që nga 2 marsi, dy ditë...
Burimi:
opinion.al