Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti
Pas projektit gjigant turistik Tavolara Bay në Sardenjë qëndrojnë disa nga emrat më të njohur të biznesit ndërkombëtar, fonde investimi dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale. Nga drejtues të grupit të birrës AB InBev, që zotëron markat Corona, Stella Artois dhe Budweiser, deri te ish-presidenti i Kraft dhe miliarderë brazilianë me interesa në hoteleri, pasuri të paluajtshme dhe financë globale. Por ajo që po ndez debatin në Itali nuk janë vetëm emrat e investitorëve. Në qendër të polemikave është edhe një klauzolë në dokumentet e projektit që përmend mundësinë e një “Kontributi Qeveritar” nga shteti italian. “Le të imagjinojmë një vend ku luksi dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni”. Kjo është ideja që promovon Alberto Biancu, 39 vjeç, drejtuesi i projektit Tavolara Bay. Por pas luksit dhe natyrës fshihet edhe...
Burimi:
javanews.al