Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

CMIMI ARIT GJERMANI- Është rekordi i parë që nga çmimi më i lartë deri tani i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën pak mbi 4.380 dollarë për onse (31,1 gram): Ari sot mbërriti çmimin 4.420 dollarë. Kësisoj ky metal i çmuar pak para fundit të vitit shënon një plus vjetor prej gati 70 përqind. Eshtë një nga klasat më të fuqishme të depozitave të vitit dhe rritja më e madhe e çmimit që nga vitit 1979. Kjo rritje konsiderohet se ka të bëjë kryesisht me pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike si dhe me luftrat dhe doganat. Shumë depozitues në kohë të tilla preferojnë të ashtuquajturit porte të sigurta si ar dhe argjend. "Ari prej shekujsh ka një stabilitet të madh tek fuqia blerëse – pavarësisht...