Çmimet e karburantit në rritje, fermerët francezë mbushin rafinerinë me pleh organik dhe mbeturina

Çmimet e karburantit në rritje, fermerët francezë mbushin rafinerinë me pleh organik dhe mbeturina

Pesë traktorë hodhën ngarkesa me pleh organik dhe mbeturina pranë rafinerisë Total Energies në jug të Lionit, në shenjë proteste për çmimet në rritje të karburantit. Të organizuar nga sindikata bujqësore traktorët mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit para rafinerisë. Pasi detyruan një grusht kamionësh cisternë të ktheheshin prapa, ata nisën të depozitonin mbetjet. Policë të shumtë u vendosën në zonën përreth, por fermerët thonë se protesta e tyre është e drejtë. Lufta në Lindjen e Mesme “pothuajse ka dyfishuar çmimin” e karburantit, vuri në dukje, një fermere. “Ne do të kishim menduar se qeveria do të na kishte ofruar pak më shumë mbështetje gjatë sezoneve të korrjes dhe mbjelljes, por kjo nuk ndodhi”, vijoi ajo. Më 21 prill, qeveria njoftoi rritje të ndihmës për...